INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ku ndryshon protesta e sotme nga ajo e '90-ës? Flet Sali Berisha: Ja si do veproja po të isha kryeministër…[FOTO]

Ku ndryshon protesta e sotme nga ajo e '90-ës? Flet Sali Berisha: Ja si do veproja po të isha kryeministër…[FOTO]

Publikuar më: 22:05 13-12-2018

Ndërkohë që protesta e studentëve po hyn në ditën e saj të 10-të, ish-kryeministri Berisha nuk e fshehu kënaqësinë për këtë valë protestash në vendin tonë.

Ish kryeministri shkoi edhe më tej në analizën krahasuese mes dy Dhjetorëve të protestave, duke rikujtuar ngjarjet e vitit 1990 dhe duke i lidhur me ato aktualet.

“Në vitin 1990 studentët shkuan në takim me Ramiz Alinë, pasi kishin njëfarë besimi ndaj tij, por në fund u zhdëpën në dru nga njerëz të regjimit. Studentët sot po refuzojnë dialogun me kryeministrin, pasi kanë një ndjenjë të theksuar mosbesimi ndaj tij dhe sjelljeve të tij. Ata nuk besojnë se ram,a e ka seriozisht për të zgjidhur kërkesat e tyre dhe problemet e arsimit në përgjithësi, ndaj nuk shkojnë në negociata”, u shpreh Sali Berisha në emisionin Open.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur edhe për kërkesat e studentëve drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrisë së Arsimit. Ai tha se nëse do ishte në krye të qeverisë do t’i plotësonte menjëherë kushtet dhe kërkesat e të rinjve, të cilët vijojnë të protestojnë prej 9-ditësh.

“Nëse do të isha kryeministër do t’i zgjidhja dhe plotësoja kërkesat e studentëve. Edi Rama ka deklaruar se do të rrisë buxhetin mbi 5,9 për qind”.

bero.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036211013793945