Temperatura të larta, diell, det, pushime….. këto janë mendimet që i vërtiten gjithësecilit në kokë gjatë kësaj stine. Veçanërisht persoanzhet e njohur janë ata që edhe pse shumë të ngarkuar këtë periudhë për shkak të angazhimeve verore, përsëri e llastojnë veten duke ia kushtuar fundjavën plotësisht asaj. Të shohim se ku e kanë kaluar fundjavën disa prej tyre….
Era Istrefi
Ka postuar këtë foto në Instagramin e saj ku duket si një sirenë e vërtetë në mes të detit. Pas shumë sukseseve ajo po shijon disa ditë pushimi.
Cozman
Jeta e tij personale dhe ajo artistike kanë qenë të mbushura me risi kohët e fundit. Por ndryshe nga herët e tjera kur i kalonte pushimet me Tunën, këtë herë reperi po i kalon ato me shoqërinë. Aktualisht ai ndodhet në Dhërmi.
Julka
Julka ka zgjedhur të qëndrojë larg temperaturave të larta të fundjavës dhe ka shkuar në pishina bashkë me dy djemtë. Një e shtunë e kaluar larg zhurmës dhe pranë qetësisë së familjes.
Arbana Osmani
Moderatorja e njohur ka nisur pushimet dhe kjo foto tregon se edhe Arbana ka zgjedhur detin.
Rozana Radi
Destinacioni i Rozanës për këtë fundjavë kanë qenë ishujt dhe plazhet grekë. Ajo ndodhet në Porto Katziki. Fotot nuk kanë nevojë për koment.
Nora Istrefi
Nora duket se po gjen qetësinë e shumëkërkuar këto ditë…në plazh, në Dhërmi. Ajo e ka hequr mënjanë sikletin dhe ka vendosur të marrë rreze dielli toples.
Afrona Dika
Ndërkohë bukuroshja Afronë po shijon bukuritë e Santorinit.