INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ku po pushojnë Vip-at shqiptarë?

Ku po pushojnë Vip-at shqiptarë?

Publikuar më: 13:21 10-08-2016

Vip-at shqiptarë mezi presin stinën e verës por jo gjithnjë për pushime.

Ata zakonisht i bëjnë ballë tundimit për të bërë pushime në verë për shkak të impenjimeve, sidomos këngëtarët. Gjithsesi në zgjodhëm 10 personazhe që e kanë gjetur gjithsesi kohën për të bërë pak plazh.

Albana Osmani, Vivian Canaj

Albana Osmani është duke bërë një mini tour interesant nëpër europë. Bukuroshja ka qenë disa ditë në Barcelonë dhe aktualisht është në Vienë.

Vivian Canaj është duke bërë qejf në Capri dhe më parë ishte në Saint Tropez së bashku me të fejuarin e saj.

 

Enca, Mariza Ikonomi

Enca e ka patur shumë të zënë këtë verë me koncerte dhe impenjime por e gjeti pak kohë për vetën dhe u arratis në Turqi.

Mariza Ikonomi ndryshe nga koleget preferoi të pushonte brenda territorit shqiptar dhe kështu shkoi në Dhërmi.

 

Aurela Hoxha, Armina Mevlani

Aurela Hoxha nuk ka lënë vend pa shkuar me pushime. Edhe pse ajo thotë se gjithnjë ndërthur punën me pushimet, ne ende ndihemi xhelozë kur shohim bukuroshen në vende përrallore jashtë kufijve shqiptarë.

Armina Mevlani sapo ka bërë disa pushime me miqtë e saj në Kroaci. Gjithashtu ajo bën shpesh edhe fundjava interesante me miq dhe familjarë.

 

Nora Istrefi, Era Istrefi

Motrat Istrefi nuk bëjnë Check In-e zakonisht. Kjo na bën të mos dimë me siguri ku ndodhen por vendet që ato kanë zgjedhur të pushojnë janë shumë të këndshme.

 

Ledioni & Sara, Lori Hoxha

Ledion Liço dhe Sara Hoxha kanë pushuar disa ditë së bashku jashtë Shqipërisë dhe ishte kjo periudha kur ata ndanë me shqiptarët edhe lajmin e bukur se së shpejti do të bëhen prindër.

Lori Hoxha nuk dimë nëse ka lënë vend të botës pa shkuar me pushime por së fundmi ka qenë në Mykonos. 

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549