Gratë dhe vajzat në vendin tonë vijojnë të kenë një pengesë në nivelet e punësim dhe në cilësinë e pagave e ai është hendeku gjinor, ku burrat vijojnë të dominojnë. Këtë e faktojnë jo vetëm realiteti por dhe studime të ndryshme. Edhe pse për një punë të barabartë me një burrë gratë mund ta bëjnë dhe më mirë të pakta janë ato që paguhen njëlloj. Po gjithësesi ndër vite situata ka ndyshuar disi kemi më shumë gra deputete apo ministre dhe sipërmarrëse. Po sesa eficiente janë ky është një diskutim i hapur. Por masa e gjinisë femërore është sërisht më pak e vlerësuar, herë për faj të sistemit të ngritur dhe mentealiteti dhe herë për faj të tyre, pasi shumë nga to parapëlqejnë një punë komode pa shumë ngakesa edhe pse aftësitë mund te jenë edhe më të mëdha. Kryesisht shumicën e vajzave e grave sot e gjen të punësuar në sektorin e arsimit, në atë bankar dhe shëndetësor. E nëse sheh dhe kërkesat për shkollim ka më shumë vajza që ndjekin Fakultetin e Shkencave Sociale, Ekonomikun, Filologjiku, Juridikun apo degët e arsimit parauniversitar e më pak vërehen vajza në degët e shkencave ekzakte. Ndërsa ato me arsim të mesëm dhe fillor kryesisht mbushin fabrikat e fasonerive.