Loredana Zefi është një nga këngëtaret më të preferuara në Shqipëri, Kosovë, Zvicër, Gjermani, e të tjera. Ajo është e martuar me reperin kosovar Mozzik, ku së bashku kanë krijuar një familje, ku vitin që kaloi u bënë prindër.
Po reperes që jeton në Zvicër, Loredana Zefi, i ka ndodhur një incident i pakëndshëm. Ajo është arrestuar në orët e para të së mërkurës nga autoritetet zvicerane. Mendohet se ajo ka shkaktuar dëme materiale ndaj një çifti zviceran.
Loredana akuzohet për një dëm financiar me vlerë 700 mijë franga, kurse vëllai i saj Berati për 200 mijë franga të tjera.
Çifti ka deklaruar tek “20 Minutes”, Loredana dhe i vëllai i kishin kërkuar borxh. Ata fillimisht i dhanë para kesh në dorë vëllait të Loredanës, teksa më vonë hyri në lojë edhe vetë rap-artistja.
“Loredana dhe vëllai i saj kanë marrë gjithçka nga ne. Paratë tona. Thjesht çdo gjë që ne si njerëz të zakonshëm kemi punuar shumë për to. Për shkak të saj kam dashur ta vrasë veten,” sqaroi zvicerania në prononcimin për 20 minutes.
Më pas, ata kanë treguar edhe faktin se si rrjedhojë e këtij dëmi material, ajo dhe bashkëshorti i saj kanë humbur banesën e tyre.