Fast & Furious 8 shumë shpejt do të jetë një nga filmat më të mëdhenj të realizuar ndonjëherë në
Kuba. Studioja prestigjoze Universal ka menduar se vendi ekzotik i njohur gjithashtu edhe për regjimin e tij të zgjatur komunist, do të ishte një vend shumë interesant për të regjistruar disa prej skenave më të rëndësishme të filmit aksion. Ju kujtojme se Kuba dhe SH.B.A i kane ndërprerë marrëdhëniet diplomatike që nga viti 1961. Kjo ama nuk besojmë që të zbehë suksesin e filmit të shumëpritur aksion. Një lajm që padyshim e konfirmon këtë sukses të mundshëm është edhe vendimi i Vin Diesel për të luajtur në rolin e tij protagonist si famëkeqi Domenic “Dom” Toreto.