INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ku ta çoj fëmijën unë!” Tronditin me veprimet e tyre banorët, që po ju prishet banesa

“Ku ta çoj fëmijën unë!” Tronditin me veprimet e tyre banorët, që po ju prishet banesa

Publikuar më: 10:59 11-03-2019

IKMT po tenton të prishë një banesë pranë Shkollës Petro Nini Luarasi. Rreth 15 banorë po protestojnë dhe situata është tensionuar shumë. Disa banorë janë shtrirë në rrugë dhe ka tentuar të vetëflijohet, ndërsa të tjerë po përleshen me policinë. 

Mësohet se një prej banoreve është shtatzënë dhe ka pasur problem gjatë momenteve të tensionit.
Ata iu kanë dalë para makinave dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë shembjen e banesës së tyre, të cilën e kanë me dokumente të rregullta. ‘’Është investimi i një jete, ku të shkojmë ne? Oligarkë, ku të shkojmë”, janë disa prej thirrjeve të banorëve.
“Po e kemi me djersë moj, jemi të rregullt me taksa me të gjitha. Ku ta çoj unë fëmijën tim? Të na japë përgjigjen shteti”, shprehen për mediat mes britmave banorët. “Gjithë gjyqtarët kanë marrë lekë. Arta Marku vëre dorën se kjo tokë është e vjedhur. Për 3 sekonda një student e gjen e kujt është toka,” tha një banor.
Banesa e tyre ndodhet në truallin e ish-pronarëve që kanë një vendim gjykate për kthimin e truallit.
Kujtojmë se banorët deklarojnë se e kanë blerë këtë pronë që në vitin 1939 nga shteti.

Article Logic
Execution time: 0.0043041706085205