Është në pritje të ëmbël dhe mund ta themi padyshim se Xhensila Myrtezaj është një nga vajzat më simpatike të showbizz-it , e cila është zbukuruar edhe më shumë në sytë e publikut nga nuri i shtatzënisë.
Jo vetëm kaq por Xhensila duket të jetë një vajzë mëse e shoqërueshme me të afërmit e bashkëshortit të saj Besit edhe këtë mund ta themi pasi kemi parë me disa foto të postuara në Instastory.
Ka qenë motra e Besit, Ana Kallaku e cila ka postuar në Instastory foto nga momentet që Xhensila kalon me atë dhe me vjerrën e saj pa harruar mbesën e vogël.
Çfarë tabloje e ngrohtë familjare! Për Xhensila Myrtezajn shumë femra duhet të ndihen xheloze.