INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ku u

Ku u "arratis" çifti i famshëm? Elhaida Dani dhe balerini i njohur nisin pushimet e para bashkë

Publikuar më: 16:34 12-01-2023

Dashuria është në ajër për çiftin më të komentuar muajit e fundit në showbizin shqiptar: Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj. Dyshja kanë vendosur t’i dedikojnë disa ditë vetëm njëri-tjetrit dhe kanë nisur pushimet e para së bashku. Këta na e kanë treguar vetë në mediat sociale ku janë shfaqur të dy nga Kroacia.

Dyshja u njohën në “Dancing with the stars” ku lindën edhe ndjenjat mes tyre. Pasi pranuan romancën e tyre në publik, Elhaida dhe Lediani, përveçse u duartrokitën nga shumë njerëz për emocionet që përcollën, patën gjithashtu edhe shumë kritika në rrjet.

Njerëzit paragjykuan faktin që pak kohë më parë balerini ishte në një marrëdhënie me Ditjona Borën, prej rreth 10 vitesh.

Lediani ka deklaruar se ata kanë biseduar bashkë për çdo gjë dhe se lidhja e tyre është reale. Nga ana tjetër, Elhaida është shprehur se të dy kanë qenë beqarë kur nisën lidhjen e tyre dhe ka kërkuar që njerëzit ta lënë ta jetojnë historinë

Article Logic
Execution time: 0.0037040710449219