Gerta Gixhari, banore e Big Brother VIP Albania shpesh ka hedhur dyshime se si ka mundësi që Rozana Radi shkon në dhomën e rrefimit dhe qëndron aty me orë të tëra, çdo ditë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Vëllait të Madh.
Por këtë dyshim tashmë e kanë të gjithë banorët, të cilët kanë kuptuar se fjala e Gertës qëndron.
Gjatë një diskutimi me banorët, Aldo tha se nuk e kishte parë Rozanën për më shumë se 2 orë, duke vënë në dyshim se ku mund të kishte qenë ajo. Ai shtoi se as në dhomën e gjumit nuk ndodhej, çka ka ngjallur spekulime në rrjet. Këtë e kanë mbështetur dhe banorët e tjerë.
Për më tepër, produksioni ndërhyri menjëherë, duke e ndaluar diskutimin me një mesazh të qartë: “Aldo, kujdes mikrofonin.”