INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kufiri detar me Greqinë, Bushati: Nuk cënoi interesin e vendit tim

Kufiri detar me Greqinë, Bushati: Nuk cënoi interesin e vendit tim

Publikuar më: 11:52 06-06-2016

Çështjet e mbetura pezull mes Shqipërisë dhe Greqisë janë diskutuar në tavolinën mes dy krerëve të diplomacisë Ditmir Bushati dhe Nikolaos Kotzias.
E tillë është edhe çështja e kufirit detar mes të dy vendeve, për të cilin pala shqiptare ka një qëndrim të palëkundur. Nuk do të bëjmë gabimet e së shkuarës deklaroi Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.
Ditmir Bushati për kufirin detar:
“Edhe këtu faktet janë të qarta, qoftë përsa i përket proçesit të negocionimit por dhe vendimarrjes së Gjykatës Kushtetuese. Ka propozime nga të dy palët, diskutime se si të nxjerrim mësime nga gabimet e palës shqiptare në këtë proçes. Ne kemi marrë mësime nga gabimet e para, sepse Gjykata ka thënë se është cënuar territori shqiptar. Por mund të them se jemi të vendosur për të ecur përpara me palën greke për këtë çështje, mbi bazë të së drejtës ndërkombëtare. Ndërsa me greqinë negociuam për 7 vite, palës shqiptare ju deshën vetëm një vit e gjyësm dhe 3 raunde negociatash për të gjetur zgjidhjen me palën greke. Unë nuk kam ndërmet të bëj një gabim të tillë për të cënuar interesin e vendit tim”.
Ndërkohë në konferencën për shtyp, kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati deklaroi se zgjidhja e çështjeve të mbetura pezull mund të vijë vetëm nëpërmjet një platforme të përbashkët.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036618709564209