INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kufiri Detar me Greqinë, Meta kërkon informacion më të plotë nga qeveria [VIDEO]

Kufiri Detar me Greqinë, Meta kërkon informacion më të plotë nga qeveria [VIDEO]

Publikuar më: 15:44 14-06-2018

Kreu i shtetit Ilir Meta kërkon informacion më të plotë mbi negociatat që po zhvillohen me fqinjin tonë jugor për vendosjen e kufirit detar. ky ka qenë dhe qëndrimi që vetë Ilir Meta ja tha në sy Kryeministrit Rama, në takimin 30 minutësh që zhvilloi një ditë më parë. 

Ilir Meta:
Institucioni i Presidentit pret informacione edhe më të plota sipas standardeve më serioze që merito9n rëndësia e kësaj çështjeje.
Megjithatë Presidenti thotë se është e domosdoshme zgjidhja e këtij ngërçi me fqinjin tonë jugor.
Ilir Meta:
“Kjo është shumë e rëndësishme për të dyja vendet. Jo vetëm si tejkalim i një problemi të mbartur por dhe si çelje e mundësisë dhe perspektivës për menaxhimin dhe shfrytëzimin e këtyre të mirave detare”.
Ilir Meta foli edhe për çështjen e ngritjes së kampeve të s refugjatëve siriane në Tiranë.
Ilir Meta
“Çdo vendim duhet të merret në dialog të qeverisë me parlamentit dhe të gjithë institucionet e tjera”.

Article Logic
Execution time: 0.0037789344787598