INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kufiri detar, Tsipras optimist, në qershor firmosim marrëveshjen me Shqipërinë

Kufiri detar, Tsipras optimist, në qershor firmosim marrëveshjen me Shqipërinë

Publikuar më: 09:41 18-05-2018

Kufiri detar mes Shqipërisë është në tryezën e bisedimeve mes dy qeverive. Kryeministri grek Aleksis Tsipras shprehet mjaft optimist për një rezultat pozitiv në qershor, për sa i përket negociatave me Shqipërinë. Megjithatë Tsipras nuk ka nguruar të shfaqë vështirësitë e hasura gjatë bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Aleksis Tsipras:
“Negociatat me Shqipërinë ishin më të vështira se ato me Maqedoninë, për shkak të kufirit detar dhe të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Jam jashtëzakonisht për një rezultat pozitiv në qershor. Nëse Shqipëria do të marrë dritën e gjelbër për procesin e pranimit në BE është një çështje më e gjerë”.
Të dy vendet janë përfshirë në një proces intensiv bisedimesh për zgjidhjen e çështjeve të mbartura ndër vite mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Article Logic
Execution time: 0.0033528804779053