INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kufiri Greqi - Shqipëri. Mediat greke kritike, Tsipras po mban sekrete

Kufiri Greqi - Shqipëri. Mediat greke kritike, Tsipras po mban sekrete

Publikuar më: 14:34 13-07-2018

Çështja e marrëveshjes Greqi – Shqipëri ka përfshirë në konflikt Kryeministrin grek Tsipras me mediat vendase dhe opozitën.
‘’Dy çështjet që kanë mbetur përveç ZEE (Zonës Ekonomike Ekskluzive), janë ligji i luftës dhe kufijtë, për të cilat ndodhemi shumë afër zgjidhjes. Takimi me Ramën ishte shumë konstruktiv. Me homologun shqiptar ramë dakord që periudhën e ardhshme dy Ministrat e Jashtëm të intensifikojnë përpjekjet e tyre, pa pasur një presion të veçantë, që të shohin se deri në ç’masë do të mund të kemi një zgjidhje pozitive sa më shpejt që të jetë e mundur” ka thënë Tsipras. 
Këto fjalë të tij në konferencën pas samitit të NATO-s janë parë si të dyshimta.


Mediat helene kanë hapur një debat të ri dhe kanë shtruar disa pyetje, si: A është kjo deklaratë e lidhur me fjalët e Komisionerit Johannes Hahn se Athina dhe Tirana po diskutojnë për modifikimin e kufijve?
A është kjo një shtrëngim gjuhësor nga Alexis Tsipras? A është një lloj sekreti që do t’a mësojë papritur populli grek?

Mediat shtojnë se të gjitha deklaratat, krijojnë pikëpyetje të mëdha dhe duan reflektim. Kjo sipas tyre për shkak se kryeministri e ka bërë shumë të qartë se çështja kufitare, të cilën ai tha që është në pritje, është ndryshe nga ajo e kufijve të Zonës Ekonomike Ekskluzive midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Po kështu dhe opozita në Greqi ka qënë e ashpër ku i është drejtuar edhe Ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias duke i kërkuar të “ndalojë negociatat sekrete me Shqipërinë”.

Article Logic
Execution time: 0.0037322044372559