Vizita e Vuçiç në Kosovë ka bërë shumë jehonë në mediat ndërkombëtare. Një nga më të njohura në Europë, “Politico”, i ka kushtuar një karikaturën që në faqen kryesore, zhvillimeve të fundit për një marrëveshje të mundshme mes presidentëve Vuçiç dhe Thaçi, për “ndryshim kufijsh”. Në karikaturën e Ali Walker shfaqen hartat e Serbisë dhe Kosovës, mbi të cilat secila palë “vizaton” kufij me lapsin në tytën e pistoletës! Mesazhi ka dhe nënkuptim që nëse kufijët ndryshojnë do të ketë luftë. Plani për “vizatime” kufijsh të rinj mbi hartat e Serbisë dhe Kosovës, nga shumë kancelari të rëndësishme të Europës si Gjermania dhe Britania e Madhe është konsideruar, si një precedent i rrezikshëm për Ballkanin Perëndimor, i cili mund të çojë në një efekt domino edhe për vende të tjera, si Bosnja apo Maqedonia.