INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kufiri me Greqinë. Bushati. ‘Do i përgjigjemi në mënyrë institucionale Presidentit' [FOTO]

Kufiri me Greqinë. Bushati. ‘Do i përgjigjemi në mënyrë institucionale Presidentit' [FOTO]

Publikuar më: 16:31 20-02-2018

Refuzimi i dhënies së plotfuqishmërisë për të negociuar me Greqinë për kufirin detar nuk e ka stepur ministrinë e jashtme për të vijuar bisedimet me presidentin e republikës. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, menjëherë pas publikimit të vendimit kreut të shtetit, Ministria e jashtme thotë se çështjet e ngritura prej tij do të marrin një përgjigje institucionale.

Ministria e Jashtme:
“Çështjeve të ngritura nga Presidenti i Republikës, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do t’u përgjigjet në rrugë institucionale. Sikundër Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme është i angazhuar për të vijuar bisedimet e konsultimet e nisura me Presidentin e Republikës për të gjitha çështjet me interes për këtë proces”.
Ndërsa sa i përket procesit të bisedimeve me Greqinë për vendosjen e kufirit detar si dhe zgjidhjen e mbetura pezull prej vitesh për kreun e diplomacisë shqip-tare Ditmir Bushati kërkojnë maturi
Ministria e Jashtme:
“Procesi i nisur me Greqinë është kompleks, ndaj kërkon qetësi, maturi, institucionalizëm dhe jo projektimin e një anormaliteti që nuk ekziston”.

 

bushati.png

Article Logic
Execution time: 0.0037381649017334