Një pjesë e banorëve të Tiranës nuk do të kenë energji elektrike këtë të enjte. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është duke punuar dhe po shtron një rrjetit të ri 20KV. Ndërpreja e energjisë do të jetë me orare të kufizuar në disa zona kryesisht periferike.
Zonat dhe oraret e ndërprerjes janë këto:
Nga ora 09:00 – 13:00, nuk do të kenë energji, zona pranë ish¬-repartit ushtarak në Tufinë, Babrruja, Paskuqan 2 dhe zona e Kodrës së Kuqe
Nga ora 10:00 – 14:00, ndërprerja e energjisë do të prekë, Kodër Kamëzën dhe Universitetin Bujqësor, në Kamëz dhe Bathoren.
Nga ora 09:00 – 14:00 nuk do të ketë energji, Paskuqani, Bathorja në lagjet 2,3 dhe 5, Bregu i Lumit, Valiasi dhe apartamentet parafabrikate në Kamëz