INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kufizimet që të sjell posti sipas Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli

Kufizimet që të sjell posti sipas Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli

Publikuar më: 15:00 17-04-2016

Këtë javë në rubrikën “Life Stories nga Arjola Shehu” ka qenë e ftuar Ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Zonja Kodheli ka treguar në një bisedë shumë të lirshme me Arjolen, se familja e saj ka qenë paksa skeptike sa i përket rolit të ri që ajo mori në qeverinë Rama ne vitin 2013, për faktin se ajo ishte një grua dhe ndoshta nuk do t’ia dilte me një ministri “burrash”, megjithatë, Zonja Kodheli e vërtetoi se kjo ishte një detyre që ajo e bën me shumë lehtësi dhe shumë mirë. 

Puna ime i ka lënë shume pak vend komenteve në lidhje me aspektin fizik, thotë ministria teksa është pyetur nga moderatorja nëse ka patur ndonjë rast bezdisës kur njerëzit janë fokusuar më shumë “se çduhet” te bukuria e zonjës Kodheli.

Por cila është sakrifica më e madhe që ajo është detyruar të bëjë për hir të karrierës politike? Zonja Kodheli tregon se nuk ka qenë mjafueshëm e pranishme për familjen e saj edhe pse rrëfen që atë pak kohë që ka kaluar me ta është munduar ta shfrytëzojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Me siguri që politika ka momentet e veta të bukura. Një prej të cilave siç Ministria e Mbrojtjes tregon ka qenë fakti që përmes politikes asaj i është dhënë mundësia të shpëtojë jetë njerëzish dhe të kthejë shpresën në sytë e tyre. 

Jeni kuriozë të zbuloni më shumë? Klikoni në InTvAlbania, në kanalin tonë në Youtube aty ku gjeni videon e plotë nën emrin “Life Stories- Mimi Kodheli”.

Article Logic
Execution time: 0.0024921894073486