Bëhet fjalë për “Pilot” nga Waverly Labs. Këto pajisje të vogla teknologjike pritet të lançohen këtë vjeshtë. Ato lejojnë dy persona të komunikojnë në dy gjuhë të ndryshme – duke kuptuar qartë njëri tjetrin.
Kufjet gjithashtu mund të përkthejnë fjalime live.
Kështu që nëse e mbani pajisjen në vesh teksa jeni duke folur me një francez, do e dëgjoni çdo gjë në gjuhën tuaj dhe ata do ju dëgjojnë në frengjisht.
Të dy komunikuesit duhet të vendosin “Pilot” gjatë bisedës me njëri tjetrin, megjithatë kompania do t’i sheësë ato si një palë e vetme, kështu që nuk keni pse të shqetësoheni.