INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kufjet e personalizuara vetëm për veshët tuaja

Kufjet e personalizuara vetëm për veshët tuaja

Publikuar më: 20:54 19-04-2016

Kompania Uvero, ka krijuar një palë kufje të veçanta, të cilat janë të personalizuara dhe i përshtaten kanalit të veshëve vetëm të një personi.

Mënyra tradicionale ka qenë duke vendosur një xhel në secilin vesh, të prisni derisa ai të ngrihet dhe pastaj të përdorni atë për të formuar një kufje individuale. Ndërsa metoda e “Uvero-s”, është me inovative. Bëhet fjalë për një tip tullumbace të hollë, e mbushur me një material fluoreshent nën dritën ultravjollcë, në çdo kanal veshi, duke qëndruar vetëm 4 mm larg daulles së veshit. Një kamera më pas lëviz këtë tullumbac duke matur 100 mijë pika matëse në programin e Uveros, për të dhënë përmasat tredimensionale të kanalit të veshit tuaj.

Për këtë Uvero është duke trajnuar teknikë që parashikon t’i shpërndajë nëpër dyqanet e saj. Ky proçes zgjat 2 minuta për çdo vesh.

Article Logic
Execution time: 0.0032210350036621