INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kufoma e copëtuar në “Kodrën e Selitës” e një mashkulli të ri. Brenda 3 ditëve shkaqet e vdekjes

Kufoma e copëtuar në “Kodrën e Selitës” e një mashkulli të ri. Brenda 3 ditëve shkaqet e vdekjes

Publikuar më: 10:02 13-09-2016

Brenda 3 ditëve mjekësia ligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së trupit të copëtuar që u gjet një ditë më parë pranë rrugës në zonën e Kodrës së Selitës. Burimet mediatike pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, kanë bërë të ditur se deri në këto momentë është verifikuar kafka, e cila thuhet se nuk ka shenja që kanë çuar në vdekjen e personit. Mësohet se do të jenë mjekët ligjorë ata që do të përcaktojnë shkaqet e vdekjes së të riut. Nëse gjenden përballë një vrasjeje apo një vdekjeje natyrale, kjo do të përcaktohet për 2­3 ditë, pasi të verifikohen kockat dhe ndonjë dëmtim i mundshëm në trup.
Ndërkohë, nga hetimet paraprake dyshohet se kufoma i përket një personi të seksit mashkull, që mund të ketë rreth një vit që ka vdekur. Ndërsa nisur nga rrobat që janë gjetur në vendngjarje, viktima mund të ketë qenë një djalë i ri, jo më shumë se 25 vjeç.
Mësohet se koka është gjetur e ndarë nga trupi, ndërsa disa gjymtyrë ende nuk janë gjetur nga Policia. Burimet thonë se mund të jenë zhvendosur nga kafshët që ndodhen në atë zonë.
Ndërkohë deri në orët e mbrëmjes së djeshme, në Morgun e Tiranës nuk është paraqitur ende asnjë person, që mund të ndihmojë në identifikimin e kufomës. Ndërsa nga ana tjetër, Policia po verifikon listën me persona që janë denoncuar të humbur nga familjarët, për një periudhë 1­2 vjeçare.
Ndërkohë rasti është marrë në hetim nga oficerët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës, gjë që shpjegon se dyshimet kryesore janë për një vrasje të mundshme dhe groposjen e viktimës.

Article Logic
Execution time: 0.0034871101379395