INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kufoma në mbetjet e Sharrës, arrestohen punonjësit e landfillit

Kufoma në mbetjet e Sharrës, arrestohen punonjësit e landfillit

Publikuar më: 10:05 08-08-2016

Për vrasjen e Ardit. Gj, 17 vjeçarit, që u gjet i masakruar një ditë më parë poshtë plehrave të Sharrës teksa ishte bërë para ca kohësh pjesë e punëtorëve të landfillit për të mbledhur ca para me qëllimim blerjen e librave të maturës janë arrestuar si të dyshuar disa persona. Ata janë katër punonjës të firmës ndërsa është shpallur në kërkim dhe administratori.
Të arrestuarit sipas policisë janë B. Braha, përgjegjës, D. Hakrama, përgjegjës turni, E. Kollari, drejtues ekskavatori, B. Daja, përgjegjës i punonjësve. Ata do të pyeten me detaje për tu zbardhur kështu masakra kundrejt adoleshentit.

Mësohet se djali është gjetur me dëmtime të shumta në të gjithë trupin, ndërsa dyshohet se ka qenë traktori që punon në atë zonë të landfilldit që i ka marrë jetën.
Policia për momentin ka përjashtuar vrasjen me dashje të adoleshentit, ndërsa bën të ditur se po
hetohet në pistën e vrasjes nga pakujdesia. Megjithatë policia saktëson se ka dyshime për braktisje të kufomës me dashje në vendin ku u gjet trupi për të humbur gjurmët, por asnjë prej personave që janë marrë në pyetje një ditë më parë nuk kanë pranuar një fakt të tillë.

Article Logic
Execution time: 0.0032379627227783