INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes! 700 milion telefona Android po përgjohen

Kujdes! 700 milion telefona Android po përgjohen

Publikuar më: 20:58 16-11-2016

Keni një telefon me sistem operimi Android? Mendoni se jetoni në privatësi të plotë? Gaboheni!  Ju mund të jeni mes 700 milionë përdoruesve, telefonat e të cilëve dërgojnë në mënyrë të fshehtë gjithë të dhënat tuaja në Kinë.

Mbi 700 milionë pajisje të tilla dërgojnë pa dijeninë tuaj dhe automatikisht çdo 3 ditë të gjithë mesazhet tuaja, historikun e telefonatave, listën e kontakteve, historikun e vendndodhjet dhe gjithë të dhënat e aplikacioneve të instaluara në Kinë.

Ky është zbulimi i bërë nga ekspertët e sigurisë “Kryptowire” i raportuar edhe nga New York Times. Ata thonë se kjo është vërejtur tek të gjitha pajisjet sistemi i të cilave përditësohet nga kompania kineze “Shanghai AdUps Technology”.

Markat e telefonave që kjo kompani u ofron shërbimet e saj janë kryesisht ato kineze, si ZTE dhe Huawei.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609