INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KUJDES! 83 veprimet që do të ndalohen në Tiranë, gjoba deri 200 mijë lekë për...

KUJDES! 83 veprimet që do të ndalohen në Tiranë, gjoba deri 200 mijë lekë për...

Publikuar më: 14:36 18-12-2018

Bashkia e Tiranës ka vendosur të marrë në kontroll territorin e saj, duke përcaktuar një sërë veprimesh që konsiderohen si shkelje administrative, për të cilat parashikohen gjoba deri në 20 mijë lekë. Shkeljet konsiderohen nga zënia në kundërshtim me rregullat e hapësirës publike, si p.sh. ambulantët; Kundërvajtjet administrative në fushën sigurisë, p.sh. zënia e trotuareve, braktisja e automjeteve në rrugë; Kundërvajtjet administrative në fushën e qetësisë publike dhe normave detyruese të bashkëjetesës, p.sh. zhurmat, djegia e mbeturinave; Kundërvajtjet administrative kundër moralit publik, p.sh. dalja zhveshur, të bërtiturit, dehja në mjedise të hapura; Kundërvajtjet administrative në fushën e mjedisit, si djegia e mbeturinave; Kundërvajtjet administrative në fushën e infrastrukturës publike, p.sh. ndërhyrjet në rrugë; Kundërvajtje administrative nga pronarët/kujdestarët, në fushën e zbatimit të normave detyruese të sjelljes së kafshëve/shpendëve, në njësitë individuale të banimit, ambientet në bashkëpronësi dhe hapësirat publike. Në total janë 83 veprime që konsiderohen si shkelje.

Në mbledhjen e ardhshme Bashkia Tiranë pritet të miratojë vendimin për Kontrollin e Territorit dhe përcaktimin e disa kundravajtjeve administrative dhe sanksionin që vendoset për to në Bashkinë e Tiranës.

Sanksionet e parashikuara konsistojnë në paralajmërime dhe gjoba që variojnë nga 1000 lekë deri në 20 mijë lekë.

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158