INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes! Bojërat e tatuazheve janë kancerogjene [FOTO]

Kujdes! Bojërat e tatuazheve janë kancerogjene [FOTO]

Publikuar më: 16:49 25-07-2016

Nëse e keni në plan të bëni një tatuazh, tani duhet të mendoheni dy herë. Tattoo-të besohet se rrisin mundësitë për shkaktimin e kancerit dhe ndaj duhet të ndalohen.

Çmendurinë për tattoo e kanë mbeshtetur dhe të famshëm si Angelina Jolie, David Beckam dhe po ashtu Samanta Cameron e cila mban një delfin flutur ne kyçin e saj. Por tani është bërë me dije se boja që përdoret për tattoo mund të jetë kancerogjene.

Agjencia Europiane e Kimikateve ( ECHA) thotë se boja mund të shkaktojë probleme të lëkurës duke përfshirë këtu dhe reaksionet alergjike si dhe kruarje të lëkurës që zgjat për vite me rradhë - duke rritur kështu mundësitë e kancerit të lëkurës .

Po ashtu thuhet se ato mund të ndikojnë dhe në fertilitet dhe zhvillimin e fëmijës .

ECHA së shpejti do të publikojë një listë të kimikateve që përdoren zakonisht në bojërat e tatuazheve, dhe po shqyrton nëse duhet të ndalohet në të gjithë BE-në. Boja e kuqe u vlerësua si më e rrezikshmja, bluja, e gjelbërta dhe e zezam janë gjithashtu të rrezikshme. Agjensia thotë: “Shuëm raporte të bëra, tregojnë qartë shqetësim për shëndetin publik që rrjedh nga përbërja e bojërave që përdoren për tatoo.

“Shqetësimet më të rënda janë alergjitë e krijuara nga substancat në bojëra dhe efektet e mundshme kancerogjene, mutagjene ose riprodhuese toksike”.

Kur një substancë është mutagjene, kjo do të thotë që mund të ndryshojë qelizën e ADN-së, duke çuar në më shumë mutacione të cilat mund të shkaktojnë kancer. 

Article Logic
Execution time: 0.0046288967132568