INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes, çfarë mund të shkaktojnë komentet negative në rrjetet sociale

Kujdes, çfarë mund të shkaktojnë komentet negative në rrjetet sociale

Publikuar më: 08:56 23-06-2018

Eksperiencat pozitive që marrim nga mediat sociale nuk i tejkalojnë përvojat negative që përjetohen në platformat online. Është ky përfundimi i kërkimeve më të fundit të realizuar nga studiuesit amerikanë.

Ata argumentojnë se eksperiencat negative në rrjetet sociale ndikojnë që njerëzit të rrezikohen më shumë nga depresioni.

Specialistët besojnë se mediat online i bëjnë njerëzit që të ndihen të dobët dhe jo mirë shpirtërisht.

Në analizë u morën 1179 studentë të moshës nga 18 deri në 30vjec. Atyre iu kërkua që të vlerësonin se në çfarë përqindje ndërveprimet e tyre në mediat sociale janë pozitive.

Pyetësorët vlerësuan simptomat e depresionit të pjesëmarrësve.

U vu re se njerëzit mërziteshin më shumë kur shihnin postimet e personave të tjerë ndërsa ekspertët të cilët nuk u përfshinë në studim këshilluan që të rinjtë të largoheshin për pak kohë nga mediat sociale.

Kjo nuk është hera e parë që ekspertët janë munduar të nxjerrin në pah efektet e mediave sociale mbi të rinjtë.

Një tjetër studim i publikuar pak javë më parë nxori në pah se adoleshëntet kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me impaktin e mediave sociale mbi jetën e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.004072904586792