INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes edhe OSHEE ‘’të arreston’’, mos vidhni energji

Kujdes edhe OSHEE ‘’të arreston’’, mos vidhni energji

Publikuar më: 09:47 27-04-2018

Task Forca e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë ka inspektuar zona të ndryshme në kryeqytet. Mësohet se 10 persona janë arrestuar dhe pjesa më e madhe janë banorë të Don Boskos dhe Kamzës. Inspektorët fillimisht kanë marrë denoncime nga qytetarë të ndryshëm dhe kane dalë në terren për të ndjekur rastet dhe dyshimet janë vërtetuar, pasi janë kapur në flagarancë 10 shtetas që në kundërshtim me ligjin dhe kodin penal, konsumonin energji duke e vjedhur përmes lidhjeve të paligjshmë dhe të tjerë kishin ndërhyrë në matatsa.

Përkatësisht, 3 shtetas konsumonin energjinë pa patur kontratë me OSHEE (pra, vjedhje e hapur), 3 të tjerë furnizoheshin me lidhje të paligjshme edhe pse ajo ishte ndërprerë se nuk e kishin paguar për shumë muaj, kurse 4 te tjeret kishin ndërhyre në matësa duke manipuluar të dhënat (ulje e konsumit).

 

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277