INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes! Faktet që çdo burrë dhe grua duhet të dijë rreth penisit dhe vaginës

Kujdes! Faktet që çdo burrë dhe grua duhet të dijë rreth penisit dhe vaginës

Publikuar më: 22:20 14-11-2017

Ndonëse edukata seksuale zhvillohet si lëndë që në ciklin 9 vjeçar mund të themi që temat e seksit ende janë një tabu në shumë familje shqiptare e nuk janë objekt diskutimi midis fëmijëve e prindërve. Por përpara se të edukoni fëmijët, njihni më parë veten tuaj ! Qofshit grua apo burrë më poshtë do mund të lexoni informacione më interesante rreth organeve gjenitale që çdo njeri duhet të dijë

1.Pirja e duhanit mund ta shkurtojë penisin deri në një centimetër. Ereksionet nxisin dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe pastrojnë enët e kalcifikuara.

Ekzistojnë disa ushtrime që tonifikojnë vaginën

Vagina është një organ muskulor, e si pasojë mund të ndryshojë formë falë disa ushtrimeve që quhen Kegel.

Alyssa DËeck, M.D., bashkëautore e librit “V is For Vagina” pohon se vagina është një muskul shumë i fortë që mund të ndryshojë me kohën, por ushtrimet kegel janë ato që e rinojnë ! Forcimi i këtij organi do t’i bëjë orgazmat të zgjasin në kohë dhe te jenë më intensive.

2.Mjekët tani mund të rrisin lëkurë për njerëzit që kanë pësuar djegie të gradës së tretë duke përdorur lëkurën e foshnjeve të bëra synet.

Dieta juaj mund të ndikojë në aromën e sekrecioneve vaginale

Aroma e vaginës mund të ndryshojë gjatë ovulimit, madje edhe kur hani ushqime si shpargujt apo hudhra.

3.Problemet me prostatën mund të shkaktojë probleme me ereksionin dhe ejakulimin e parakohshëm.

Klitori ka më shumë mbaresa nervore sesa çdo pjesë tjetër e trupit ! Kjo është arsyeja përse stimulimi i saj e çon femrën në orgazmë.

4.Orgazma e mashkullit zgjat mesatarisht 6 sekonda, ndërsa e femrës 23.

Vagina juaj zgjerohet gjatë seksit, ndaj mos u shqetësoni nga ndryshimet që mund të shihni pas aktit seksual.Eshte nje organ muskulor që rikthehet ne gjendjen e meparshme.

5.Studiuesit gjermanë thonë se marrëdhënia seksulae pa përfshirë pjesën e përkëdheljeve dhe puthjeve zgjat mesatarisht dy minuta e 50 sekonda; Megjithatë, gratë e perceptojnë atë si pesë minuta dhe 30 sekonda.

Vagina mund të përjetojë 4 lloje të ndryshme orgazmash (klitorale, vaginale, të përziera etj)

6.Nuk është e vërtetë që meshkujt më të pashëm apo muskulozë prodhojnë më shumë spermë, apo kjo e fundit është më cilësore. Përkundrazi nëse meshkujt marrin steroide për një kohë të gjatë do të shfaqin probleme që lidhen me organin gjenital

Procesi i shërimit të vaginës pas lindjes kërkon rreth 6 muaj kohë deri në 2 vite.

7.Duket se nuk janë mendimet, nëndërgjegjia apo truri ato që bëjnë një mashkull të eksitohet dhe të kalojë në orgazëm pasi këto enzima epshndjellëse vijnë nga palca kurrizore.

Vagina është një organ vetëpastrues dhe shumë produkte higjineike thjesht do të ndryshonin pH e vaginës duke rritur rrezikun e infeksioneve bakteriale.

8.Shkaku më i zakonshëm i thyerjes së penisit nuk është pozicioni i seksit kur femra është sipër por lidhet me masturbimin nga vetë mashkulli.

Ekzistojnë një numër i pafund produktesh kozmetike e farmaceutike posaçërisht për larjen e zonës intime, por sipas gjinekolëgovë gjithashçka është marketing ! Vagina është një organ vetpastrues dhe ajo që duhet të bëjmë është thjesht mos ta lajmë fare, shkruan living.al. Nuk duam të na keqkuptoni, pasi kur themi nuk duhet ta lani, nënkuptojmë të lani pjesën e brendshme të këtij organi me larës e solucione te ndryshme. Detergjentët,

sapunët apo larësit e ndryshëm mund të jenë tejet të ashper dhe të prishin pH duke rritur rrezikun për infeksione vaginale. Ju mund të lani pjesët e jashtme të organit me ujë të bollshëm dhe me larës të butë ( pa kimikate e minerale të rënda)

Solucionet aromatike janë rreptësisht të ndaluara pasi mund të irritojnë lëkurën, të rrisin rrezikun për inflamacion etj. Disa studime tregojnë gjithahtu se përdorimi i pudrës në organet gjenitale mund të rrisin rrezikun e kancerit ovarian.

Article Logic
Execution time: 0.0037581920623779