INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes! Ja çfarë po jua shkatërron flokët! Nëse doni flokë të shëndetshëm dhe të dendur mos përdorni kurrë këtë shampo

Kujdes! Ja çfarë po jua shkatërron flokët! Nëse doni flokë të shëndetshëm dhe të dendur mos përdorni kurrë këtë shampo

Publikuar më: 19:52 07-11-2018

Shampot, sado të nevojshme të jenë, mund të përmbajnë përbërës dhe kimikate të dëmshme. Madje, disa formula mund të shkaktojnë irritim dhe rënie të flokut. Nëse jeni të shqetësuar për këtë të fundit, dermatologët thonë se nuk duhet të përdorni shampo që përmbajnë sulfate.

Sulfatet e zhveshin flokun nga vajrat natyralë, shpërbëjnë proteinat në flokë, ngadalësojnë ose ndalojnë tërësisht rritjen e qimeve.

Dhe s’mbaron me kaq.

Dermatologët paralajmërojnë se edhe shampot që përmbajnë kimikate si Diethanolamine dhe Triethanolamine janë po njësoj të dëmshëm për flokët tuaj. Diethanolamine dhe Triethanolamine irritojnë skalpin dhe shkatërrojnë keratinën në flokë.

Rekomandohet përdorimi i shampove me formula të fortifikuara me biotinë dhe aminoacide. Herës tjetër, lexojeni me kujdes listën e përbërësëve.

Article Logic
Execution time: 0.0032439231872559