INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes! Ja sëmundjet që përkeqësohen gjatë qëndrimit në diell

Kujdes! Ja sëmundjet që përkeqësohen gjatë qëndrimit në diell

Publikuar më: 11:59 05-07-2016

Gjatë stinës së verës të gjithë qëndrojnë me orë të tëra nën rrezet e diellit. Plazhi është koha kur ne “harrojmë” pasojat e rrezeve të diellit në lëkurën tonë, e sidomos për disa sëmundje.
Janë disa sëmundje të cilat përkeqësohen kur trupi i njeriut ekspozohet në diell dhe kryesisht janë sëmundjet që kanë të bëjnë me lëkurën. Por ato nuk janë të vetmet që ndikohen negativisht nga rrezet UV.
Ne po ju sjellim një listë të plotë të tyre në mënyrë që të tregoni më shumë kujdes për shëndetin tuaj në këtë drejtim.
Dermatiti ose ndryshe pezmatimi i lëkurës, përkeqësohet shumë nga dielli.
Melsama ka të bëjë me disa njolla antiestetike, të cilat mund të shfaqen në zonat më delikate si në gjoks dhe në fytyrë.
Pikat në lëkurë, të cilat varen thjesht nga një përqendrim më i madh lokal i melanocites, bëhen edhe më të dukshme gjatë daljes në diell. Është e nevojshme të bëni shumë kujdes si kur e keni lëkurën të bardhë ashtu edhe të zezë.
Herpesi i buzëve është një tjetër problematikë. Ekspozimi në diell përkeqëson infeksionin e shkaktuar nga herpesi simplex, i cili shfaqet me flluska të bezdisshme dhe të shëmtuara në buzë.
Aknet, puçrrat në fytyrë janë një tjetër formë e rrezikshme e rrezeve te diellit. Skuqja e zonave të caktuara të fytyrës nga dielli, si ajo rreth syve, mjekrës dhe ballit manifestohet me puçrra që zakonisht çojnë në kruarje dhe flluska të vogla.

Article Logic
Execution time: 0.0039360523223877