Përmbajtja e një mesazhi që po bën xhiron në gjithë botën kohët e fundit për aplikacionin e famshëm të mesazheve Whatsupp është një paralajmërim ciklik që përpiqet të fus në kurth përdoruesit më pak të kujdesshëm.
“Lajmërim i rëndësishëm për të gjithë përdoruesit e Whatsupp, ky aplikacion do të bëhët me pagesë që nga data 13 janar e vitit 2018”, është pikërisht ky mesazhi i cili po përhapet me shpejtësi në përdoruesit e aplikacionit Whatsupp.
Nëse ju vjen mesazhi dhe nëse keni më pak se 20 kontakte dërgojeni mesazhin mbrapsht dhe kështu do të rezultoj se ju jeni një përdorues ngulmues dhe që jeni aktiv në aplikacion dhe automatikisht logua e aplikacionit do t’ju bëhet blu duke e përfituar gratis.
Mos u bëni merak. Ky mesazh është dërguar edhe pothuajse para një viti tek përdoruesit e aplikacionit Whatsupp dhe ekspertët e kanë shpjeguar si një mesazh ciklik që dërgohet në mënyrë automatike, dhe është një mënyrë për ti bërë më aktiv përdoruesit e aplikacionit.