INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes! Ju mund të burgoseni për këto 10 arsye në Dubai [FOTO]

Kujdes! Ju mund të burgoseni për këto 10 arsye në Dubai [FOTO]

Publikuar më: 14:29 04-07-2018

Dubai është një destinacion i ëndërruar për shumë njerëz. Ky vend është si një mirazh luksoz në mes të një shkretëtirë, edhe pse nuk është një mirazh, është e vërtetë

Këtu mund të gjeni dyqanet më të mira të haute couture, makinat më trendy, më të reja dhe më të shtrenjta. E vetmja dobësi?

Megjithatë, nëse udhëtoni në Dubai, duhet t'i përmbaheni ligjeve të Sheriatit.

Pra, le të hedhim një vështrim në disa nga gjërat që dëshironi të bëni, por definitivisht nuk duhet t’I bëni nëse nuk doni të përfundoni në burg.

1. Mallkimi

Mallkimi është një ‘JO’ e madhe në Dubai. Në shumicën e vendeve perëndimore mallkimi është vetëm një pjesë e jetës.

Askush nuk do të jetë i befasuar nga rënia e një bombe në Evropë apo në Amerikë, por në Dubai ju mund të merrni arrestoheni nëse mallkoni.

E njëjta gjë vlen edhe për blasfeminë. Pra, është mirë të mos mallkosh sa kohë të jesh atje.

Titra_1.jpg

2. Drejtimi i automjetit

Ne e dimë se Dubai ka makinat më të reja luksoze. Ju mund të merrni me qera njërën prej tyre dhe të shëtisni përgjatë rrugëve të mrekullueshme. Por Dubai ka rregulla të rrepta edhe për drejtimin e automjetit. Edhe kalimi më i vogël i shpejtësisë apo diçka e padëmshme si ndezja e dritave për shfaqje, mund t’ju kushtojë një gjobë të shtrenjtë. Ju këshillojmë të merrni një taksi atje.

titra_2.jpg

3. Të zbulosh shumë lëkurë

Ju nuk duhet të mbuloheni plotësisht, por kini parasysh se Dubai ka rregulla të tjera.

Ka një politikë mirësjellje që kërkon që të vishni rroba të respektueshme. Nuk lejohen pantallonat shumë të shkurtra. Dhe nuk janë vetëm gratë që preken nga këto rregulla. Burrat gjithashtu nuk lejohen të jenë pa këmishë pa marrë parasysh se sa vapë ju krijon ajo.

Titra_3.jpg

4. Konsumimi i alkoolit

Dubai është i njohur për jetën e natës, bare dhe klube ku mund të pini alkool. Megjithatë, mund të pini vetëm në vende të caktuara dhe askund tjetër. Por, nëse dëshironi të pini një birrë në plazh ose thjeshtë duke ecur nëpër rrugë, do të futeni në telashe. E njëjta gjë vlen edhe nëse ecni në qytet të dehur. Nëse jeni duke vrapuar të dehur, mund të gjobiteni.

Titra_4.jpg

5. Puthje në publik

Kjo mund të jetë e çuditshme për perëndimorët, por puthja apo edhe mbajtja e duarve në publik është e ndaluar në Dubai. Pra, nëse doni të shprehni afeksionin në publik, mendohuni mirë para se ta bëni. Nëse tentoni të afroheni më shumë me persona në club, do të futeni në burg. Një çift është arrestuar dhe burgosur për 3 muaj sepse bënë gjeste hot në plazh.

titra_5.jpg

6.Parada LGBTI

Është për të ardhur keq, por nëse tregoni shenja se jeni pjesë e komunitetit LGBTQ, do të keni probleme në Dubai. Ndërkohë që duket si një qytet shumë modern, ka zakone shumë të vjetra dhe vlera tradicionale, kështu që të jesh homoseksual në Dubai është e paligjshme dhe e dënueshme me ligj. Pra, nëse doni të qëndroni jashtë burgut, ju këshillojmë t’i mbani besimet tuaja personale dhe orientimin seksual për vete sa kohë jeni në Dubai.

titra_6.jpg

7. Pirja e duhanit

Pirja e duhanit nuk është e ndaluar tamam në Dubai, por është shumë e kufizuar në zona të caktuara. Shumica e qendrave të biznesit do të kenë zona të caktuara për pirjen e duhanit dhe gjithashtu ju lejohet të pini duhan nëpër vetura, për sa kohë që nuk e hidhni cigaren nga dritarja. Sidoqoftë, pirja e duhanit në vende publike, në ose pranë qendrave tregtare nuk lejohet.

titra_7.jpg

8. Droga

Droga është e paligjshme në shumicën e vendeve, por besojeni që askush nuk e merr seriozisht atë si Dubai.

Në Dubai ju do të përfundoni në burg nëse kapeni duke shitur, blerë, përdorur ose thjeshtë nëse keni praninë e drogërave në organizmin tuaj.

Titra_8.jpg

9. Bërja e fotografive

Dubai është shumë mbresëlënës dhe patjetër do të dëshironit të bënit mijëra fotografi kudo që të shkoni, por duhet të mbani në mend se është konsideruar si gjest I pasjellshëm nëse u bëni foto njerëzve pa iu kërkuar më parë leje. Pra nëse dëshironi t’i bëni një foto arkitekturës apo një statuje, sigurohuni që në foto të mos përfshihet ndonjë nga vendasit.

Titra_9.jpg

10. Mjekësia

E fundit, por jo më pak e rëndësishme Siç e dini, të gjitha llojet e drogave rekreative janë të ndaluara në Dubai.

Në fakt, rregullat e tyre janë kaq të rrepta saqë disa prej ilaçeve të kollës ose ilaçeve të dhimbjes mund të jenë në listën e ilaçeve të paligjshme, prandaj është më mirë të jeni të kujdesshëm dhe të kontrolloni se çfarë mund dhe nuk mund të përdorni edhe nëse është diçka kaq e parrezikshme si ibuprofen.

Titra_10.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328