INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes, këto 6 fjali nuk duhet t’i thoni kurrë në takimin e parë me dikë që pëlqeni

Kujdes, këto 6 fjali nuk duhet t’i thoni kurrë në takimin e parë me dikë që pëlqeni

Publikuar më: 11:01 14-06-2017
Përpara se të nisni një histori dashurie me dikë, duhet të keni parasysh disa këshilla.
Ekspertët, sipas intv.al  mendojnë se disa fjali mund t’ju dëmtojnë në lidhje me raportin që dëshironi të krijoni me atë person. 
 
1. Mos përmendni  partnerët që keni pasur
Mos përmendni asnjëherë ishin tuaj, kur dilni sidomos për herë të parë me dikë. Kjo do bëjë që të mendojë se ende po mendoni për të kaluarën.
2. Nuk i the askujt që po del me mua
Nëse ja thoni këtë fjali, atëherë do krijoni idenë se po fshiheni. Mos i jepni përshtypjen se nuk jeni tip i sigurt, sepse kjo do ndikojë në vlerësimin që do ketë  ndaj jush.
3. Nuk dua të vonohem në këtë takim
Kjo do tregojë se jeni pa edukatë dhe do e bëni të ndihet keq. Nëse  shprehni këtë gjë, sipas intv.al me siguri nuk do ju shkojë mirë takimi.
4.  Kam marrë me vete masa mbrojtëse
Ju sapo jeni takuar me dikë dhe keni menduar se mund të përfundoni me të në shtrat. Ju masat mbrojtëse mbajini për veten tuaj, pasi nuk është e nevojshme që personi tjetër të jetë në dijeni për këtë gjë. Do mendojë se ju e kishit planifikuar me detaje që do kryeni marrëdhënie seksuale.
5. Synimi im në jetë është të kem një partner
Nëse shpreheni në këtë mënyrë, do e frikësoni personin tjetër, prandaj kujdes për gjërat që thoni. Do dukeni si njeri i pashpresë.
6. Kam në plan t’ju puth 
Nëse ju vjen për të puthur personin që po dilni, bëjeni sepse nuk është e nevojshme ta shprehni këtë gjë. 
7.Fëmijët tanë do jenë të bukur
Ju sapo jeni takuar me këtë person dhe direkt flisni për fëmijët që do bëni së bashku. Kjo gjë është shumë e gabuar, sepse po nxitoheni më shumë se duhet.
 
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0035898685455322