INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes! Këto gjëra nuk duhen porositur kurrë në restorant

Kujdes! Këto gjëra nuk duhen porositur kurrë në restorant

Publikuar më: 14:27 17-07-2018

Të ulesh për të ngrënë në restorant është diçka krejt normale. E shumta nga ne nuk kanë kohë ose dëshirë për të gatuar, prandaj kur ulesh në një vend të tillë është një kënaqësi më vete.

Shumë pjata janë mjaft të shijshme, por ka dhe ato që nuk duhen porositur kurrë. Vetë guzhinierët më të mirë të botës nuk porosisin çdo gjë që i vjen në mend sa herë që shkojnë në restorant. Lista e gjërave që nuk duhen porositur kurrë është e gjatë, por ne po veçojmë ato më kryesoret.

-Fillimisht le ta nisim me bukën. Kjo e fundit shpesh jepet falas kur porosisim diçka, por ama nësë dikush e lë atë në tavolinë, restoranti do e rikthejë atë në kuzhinë dhe pastaj ajo do të qëndrojë aty derisa dikush të porosisi sërish. Nëse ajo bajatet shumë, vetëm atëherë do të hidhet, por deri në 3 ditë ajo mund të endet nëpër tavolina.

-Ushqimet me çmim shumë të ulët për të qënë të vërteta! Epo kjo bëhet për të tërhequr më shumë klientë, por ka mjaft abuzime në këtë fushë. Sidomos në fast-food restaurants si psh Subway, skandale të tilla kanë ndodhur shumë shpesh. Mishi në rastin në fjalë ishte një përzierje prej 60% mish dhe 40% sojë. Nëse ju duket sikur mishi që keni porositur shijon si peshk, kini parasysh që spo hani mish të vërtetë.

-Pjatat speciale nuk mungojnë në listë sigurisht. Shumë biznese duan të bëjnë reklamë të mirë duke u bazuar në gjëra jo reale. Vetë kuzhinieri më i famshëm në botë, Gordon Ramsay ka thënë që nëse ka më shumë se një pjatë speciale në menu, atëherë po mashtroheni sepse snjëra nuk është speciale.

 -Pjatat ekzotike. Askush nga ne nuk e di se si shijojnë pjatat që reklamohen si të rralla. Ngaqë publiku është krejt i painformuar, bizneset përfitojnë dhe shesin ushqime krejt të pavlera për shuma kolosale.

-Aragosta mbase është mjaft e shijshme dhe e lehtë për t'u gatuar, por gatimi i saj ka ca telashe. Kostoja e mishit të saj është shumë e lartë dhe ajo duhet gatuar e gjallë ose duhet të vdesi vetëm pak minuta para gatimit. Nëse ajo gatuhet 2 orë pasi ka vdekur, bakteret që ajo ka në trup shtohen aq shumë saqë mund të vrasin një njeri. Zierja nuk i vret! Rreziku është i lartë nqs hamë aragosta të ngordhura, por restorantet nuk kanë qejf që të humbin para prandaj ndonjëherë provjnë fatin.

 

 

collage1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0019149780273438