INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes! Këto janë  fotot që  kurrë nuk duhet  t’i postoni në rrjetet sociale!

Kujdes! Këto janë fotot që kurrë nuk duhet t’i postoni në rrjetet sociale!

Publikuar më: 13:30 30-03-2017
Rrjetet sociale janë bërë pjesë e pandarë e jetës sonë, ku pasqyrojmë çdo pjesë të gjërave tona.
Ekspertët ju sugjerojnë se cilat janë gjërat që nuk duhet t’i postoni në rrjetet tuaja sociale. Për më tepër, sipas intv.al këto lloj fotosh duhet të shmangni sa më shumë në adresat tuaja personale:
 
1. Ushqimet që konsumoni 
Ju mund të keni gatuar diçka shumë të shijshme dhe ndiheni mirë për këtë gjë. Duke e postuar atë në rrjete sociale, ndoshta  do i bëni zili miqve tuaj, të cilët nuk e kanë mundësinë për të provuar këtë ushqim si ju. Sipas intv.al, duhet ta shijoni ushqimin tuaj edhe pa qenë e nevojshme t’ja tregoni të gjithëve.
2. Foto të përsëritura
Kur postoni foto në të njëjtin vend, kjo do i mërzisë të tjerët. Ju po bëheni monotonë me këto foto që po postoni.
3. Foto në gjendje të dehur
Ju po kaloni një mbrëmje të bukur me shoqërinë tuaj, por nuk jeni në gjendjen tuaj më të mirë për të arsyetuar. Dëshira për të bërë një foto në atë moment është e madhe. Shumica e njerëzve,sipas intv.al  gabojnë kur postojnë foto në gjendje të dehur, sepse do gjykohen dhe në fund do pendohen që e kanë postuar.
4. Selfie
Selfiet janë të shpeshta për këdo, nuk mund të rrini pa bërë të tilla, por mundohuni t’i  pakësoni sa më shumë, sepse mund të bezidisin personat që janë miqtë tuaj në rrjetet sociale. Madje, disa studime kanë treguar se personat që postojnë shumë selfie kanë probleme mendore.
5. Foto në palestër
Ju dëshironi që t’ia bëni të ditur botës, që po mundoheni shumë për të qenë në super formë. Këto gjëra mbajini për vete, sepse duke  i postuar në rrjetet sociale, do mërzisni miqtë tuaj. Duhet të kujdeseni për veten tuaj, pa i treguar të gjithëve vullnetin tuaj për të përmirësuar pamjen tuaj fizike.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715