INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes! Këto janë10 shenjat paralajmëruese që martesa juaj po shkon drejt fundit

Kujdes! Këto janë10 shenjat paralajmëruese që martesa juaj po shkon drejt fundit

Publikuar më: 14:07 26-07-2017

Jam i sigurt që po t’ju thoja se marrëdhënia bashkëshortore është gjithmonë perfekte, do ju gënjeja.

Ndonjëherë mund të  mbeteni vetëm, ndoshta pas disa kohësh nuk do e ndjeni njëri-tjetrin si dikur, ndonjëherë ka raste që bashkëshortin/bashkëshorten  as nuk do ta pëlqeni dhe as nuk do doni të rrini pranë njëri-tjetrit. Martesa është një  marrëdhënie e rëndësishme që kërkon kohë dhe përkushtim që të funksionojë në mënyrën më perfekte të mundëshmë.

Nuk është e pazakontë që çiftet të përfundojnë në gjyq, shkaktarë të këtij problemi bëhen shumë faktorë si stresi ,  kriza shëndetësore , probleme ekonomike , çështje familjare si grindjet e vazhdueshme. Këto lloj faktorësh fillojnë të na largojnë nga themeli i martesës. Por këto faktorë duhen mposhtur, sepse disa grindje dhe mospërputhje mendimesh nuk duhet të bëhen shkaktarë  që martesa të marrë fund .  
Një çift mund ta ringjallë ose ta ndezë  zjarrin e dashurisë duke u munduar ta kuptojnë njëri-tjetrin, duke ditur sesi të komunikojnë më njëri-tjetrin, të besojnë tek njëri-tjetri, të gjejnë besimin dhe dashurinë.

Këtu do gjeni 10 shenjat paralajmëruese  që marrëdhënia juaj bashkëshortore është në rrezik:

1. Komunikimi juaj është thjesht formal, nuk flisni me njëri-tjetrin thjesht shkëmbeni informacion.

2. Kur  mendoni  për të shkuar në shtëpi dhe mendimi për të qenë pranë bashkëshortes ju bën të ndiheni të dëshpëruar.

3. Kur shikoni që koha që rrini së bashku  ju duket si e detyruar.

4. Kur bashkëshorti ose bashkëshortja juaj nuk tregon fare interes për gjerat që ju flisni.

5. Kur bahkëshorti ose bashkëshortja juaj nuk tregon fare interes për të afërmit e njëri-tjetrit.

6. Kur cështjet e intimitetit nuk shkojnë mirë, ose thjesht ideja për të qenë intim  jua shpif .

7. Ju nuk ndani asnjë aktivitet ose qëllime të përbashkëta.

8. Kohën e lirë nuk e shfrytëzoni më  me njëri-tjetrin.

9. Kur grindjet  bëhen të vazhdueshme dhe rutinë.

10. Kur abuzohet me marrëdhëniet  seksuale, financiare, verbale, emocionale, fizike.

Article Logic
Execution time: 0.0034399032592773