Na ka ndodhur të gjithëve që teksa klikojmë mbi linqe të ndryshme pajisjet tona teknologjike të infektohen me viruse.
Kjo gjë është e shpeshtë sidomos kur titujt mbi personazhet e njohur janë provokues. Si çdo vit, është shpallur lista e personazheve më të rrezikshëm në internet. Dhe këtë vit fronin e mban emri i komedianes së njohur Amy Schumer. Ndërkohë pas saj, emra mbi të cilët eshte e rrezikshme të klikohet në internet janë Justin Bieber, Will Smith dhe Rihanna. Ndaj bëni kujdes, pavarësisht dashurisë që keni për këto personazhe, sigurohuni më parë që faqet të jenë serioze dhe pastaj proçedoni me kërkimet tuaja!