INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes! Këto veprime të përditshme po shkatërrojnë smartphonin tuaj

Kujdes! Këto veprime të përditshme po shkatërrojnë smartphonin tuaj

Publikuar më: 10:03 19-07-2018

Smartphonët janë pajisja më e përdorur nga ne ditët e sotme. Ne i përdorim ata për orë të tëra dhe padyshim që çdo përdorues mendon që di të përdorë si duhet smartphonin e tij. Epo ne nuk jemi dhe aq dakord me këtë mendim dhe do ta shpjegojmë se përse. Shikoni se cilat janë gabimet tona që po na shkatërrojnë smartphonët.

►Ndiq insmart.al ne Instagram

1. Lënia e ekranit mbi sipërfaqe të ndryshme. Vetëm pjesa e mbrapme supozohet që të qëndrojë mbi sipërfaqe dhe të mbajë peshën e pajisjes.

2. Lënia e smartphonit në rikarikim gjatë gjithë natës. Bateria as që nuk duhet karikuar deri në 100% sipas ekspertëve pasi i ulet jetëgjatësia. Thjesht karikoni telefonin tuaj ca më shpesh dhe deri në 80%.

3. Kur e vendosim në xhep kemi tendencë që ana e ekranit të jetë drejtuar jashtë tij. Nëse përplasemi me ndonjë gjë, ekrani thjesht të mari disa krisje të mrekullueshmë. Ktheni përherë ekranin në brendësi të xhepit, paralel me këmbën ose trupin(varet nga xhepi i përdorur).

4. Nuk merrni kurrë software update. Kjo falet për ata që kanë pak memorje, por për ju që përdorni smartphone, kurrë mos refuzoni softëare update(qoftë në iOS, qoftë në Android). Një outdated software ju bën më të predispozuar për probleme me viruset falë faktit që nuk merrni updatin e sigurisë.

5. Nuk përdorni xham mbrojtës apo protective case. E dimë që aksesorët e tepërt nuk e bëjnë të bukur një smartphone, por mungesa e tyre e bën më delikat atë(askush nuk do një xham të krisur apo jo).

6. Mbivlerësoni rezistencën ndaj ujit. Një pajisje kundër ujit nuk është një pajisje për të notuar në pishina kështuqë kujdes.

7. Mbushni memorjen deri në fund. Memoria është bërë për t'u përdorur, ppor kur ajo është full, edhe smartphoni më i mirë do të nisë të ketë probleme.

8. Instaloni nga burime të pasigurta. Askush nuk paguan lojrat për qejf mbase, por t'i marështë piratuara ekspozohesh ndaj rrezikut. Bashkë me lojën mund të marësh dhe viruse. Kjo vlen dhe për juqë përdorni versione të piratuara të Spotify. Thjesht kujdes.

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604