INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes, kjo shenjë e horoskopit është shumë e vështirë në martesë...

Kujdes, kjo shenjë e horoskopit është shumë e vështirë në martesë...

Publikuar më: 19:46 11-07-2017

Merrini mirë masat, martesa mund të mos shkojë ashtu siç e prisnit!

Akrepi është shenjë e tetë e zodiakut, që drejtohet nga planetet Mars dhe Pluton. Është një shenjë shumë sekrete dhe misterioze, është simbol i formave sekrete të njeriut. Pikërisht tek Akrepi ka vend konflikti ndërmjet pasionit dhe arsyes dhe personalitetit do të jetë gjithmonë shumë i vështirë për tu interpretuar.

Të lindurit e shenjës së Akrepit (si femra dhe meshkuj) janë imagjinarë, kuriozë, tërheqës, të vendosur, intuitivë, pasionantë dhe kurajozë. Meqë janë kuriozë dhe hetues të lindur atë i shkojnë në fund problemit dhe duan t’i mësojnë gjërat gjër në hollësinë më të vogël. Në këtë aspekt intuita i ndihmon shumë. Akrepët janë gjithashtu plot vullnet, emocionalë, të sjellshëm, të këndshëm, të veçantë dhe emotivë. Të lindurit në këtë shenjë kanë simbol Akrepin dhe jo më kot ata pëlqejnë më mirë të vrasin veten sesa të vriten. Akrepët e kanë nën kontroll fatin e tyre dhe kanë aftësi të mëdha rigjeneruese. Pra tamam si Akrepi, kur humb bishtin lind një të ri. Janë kokëfortë për të arritur suksesin. Të lindurit e Akrepit janë të durueshëm, kanë ndjenjën e bisnesit, u pëlqen luksi dhe janë kursimtarë. Janë xhelozë në dashuri dhe dyshues, tiranik, agresiv, dinak, tinzar dhe në përgjithësi janë krenarë. Harrojnë shpesh premtimet dhe takimet dhe u zënë shumë vend lajkat. I ruajnë shumë mië sekretet e tyre, prandaj mos u bëni shumë pyetje se s’keni për të nxjerrë gjë. Kur çiftohen dy planetet Marsi dhe Plutoni iu japin shumë energji Akrepit dhe e bëjnë atë shumë hakmarrës dhe ekstremist dhe në dashuri. Akrepët janë radarë të vërtetë dhe kur dikush ju zë rrugën bëhen nevrikë dhe të rrezikshëm. Janë sypatrembur dhe për ta një humbje sot është thjeshtë një fitore nesër.

Njerëzit e lindur nën Akrepin janë shpesh të heshtur, të rezervuar, por fshehin pas një karakter të mbyllur, një shpirt ironik e therës (thumbues) që shfaqet në momentet më të rëndësishme. Janë vullnetfortë dhe kanë aftësi për të treguar diplomacinë, shijen për misterin dhe tendencën për të gërmuar në gjërat dhe situatat. Janë emocionalë por nuk i tregojnë emocionet e tyre, i fshehin ato nën koracë. Janë shumë hakmarrës dhe brutal me ata që i zemërojnë dhe i mashtrojnë. Në familje shkaktojnë ndonjë grindje nga sjelljet e ashpra. Janë profesionistë të përkryer dhe vënë vazhdimisht në provë veten e tyre dhe personat që i rrethojnë.

Akrepët kanë një shpirt të thellë si oqeani dhe vetëm shumë pak të privilegjuar mund ta njohin atë. Akrepët kanë dëshirë të njihen me njerëz të veçantë të shkathët dhe të bukur. Gjithashtu Akrepët janë njerëz të papajtueshëm, inatçorë dhe të fshehtë. Shpesh janë besnike, dinjitozë dhe zbavitës në rolin e drejtuesit (shefit). Fatmirësisht arsyetimet e tyre të thella janë temperuar me fantazi dhe intuitë dhe këto dhunti bashkë në një sens autokritik i bëjnë të analizojnë mirë veten. Nga të gjitha shenjat ata kanë mundësi të bëhen gjeni. Shpesh kanë sy depërtues dhe kjo i bën njerëzit që të rrinë me ta dyshues dhe të pambrojtur. Janë shumë të shoqërueshëm dhe shpesh edhe të ndjeshëm. Një anë natyrës negative të tyre është se eleminojnë miqtë për të cilët s’kanë nevojë. Shpesh në dashuri mund të zgjedhin tipa të papërshtatshëm dhe mund të përfundojnë në një dashuri tragjike.

 Pëlqejnë: të vërtetën, të bindin të tjerët, çështjet e drejta dhe të jenë në ngjarje.

Urrejnë: cektësinë, të tallen nga të tjerët, një punë pa kuptim, lajkat, lidhjet e cekëta.

Article Logic
Execution time: 0.0037500858306885