INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kujdes kujt ia lini në dorë nënën, infermierja ushtron dhunë mbi të moshuarën

Publikuar më: 08:57 11-02-2016

Miriam Marino kishte punësuar një infermiere e cila është dashur të kujdeset për nënën e saj të moshuar (94), derisa ajo nuk ishte në shtëpi. Megjithatë, në vend se të kryej me nderë punën për të cilën ishte paguar, infermierja e kishte keqtrajtuar gruan e cila vuan nga Alzheimeri!

Në lidhje me keqtrajtimin që po i bëhej nënës së saj, Miriam këto fjalë i kishte kuptuar nga fqinjët e saj, të cilët e kishin dëgjuar gruan e moshuar duke lëshuar tinguj të çuditshëm që vinin nga banesa e saj në Buenos Aires.

Për këtë, Miriam kishte vendosur të instalojë kamera rreth banesë, që të sigurohet që fjalët që po i dëgjon nga fqinjët janë të vërteta

Dhe kur i pa pamjet ajo thjesht mbeti e shokuar, pasi e kuptoi se infermierja e kishte goditur gjatë tërë kohës nënën e saj të sëmurë, duke i shkulur flokët dhe duke e goditur fytyrës.

Miriam këtë rast e ka paraqitur në polici, kurse videon me keqtrajtimin e nënës së saj e ka postuar në rrjete sociale, me qëllim që të paralajmërojë njerëzit tjerë që mund ta kenë fatin e njëjtë.

Article Logic
Execution time: 0.0042212009429932