Kupa u mbush!
Kim nuk ka ndërmend të tolerojë më lajmet false. Ylli 35-vjeçar ka vendosur të padisë tabloidin MediaTakeOut.com duke qenë se ky portal e akuzoi Kim se gjithë grabitja e ndodhur në Paris disa ditë më parë ishte e stisur dhe se ajo thjesht po përpiqej të fitonte vëmendje. Avokatët e Kim i kanë kërkuar tabloidit që të tërheqin lajmet dhe të kërkojnë ndjesë publike, një marrëveshje që nuk është pranuar nga pala e akuzuar, çka ka sjellë që çështja të kalojë në gjykatë. Me pak fjalë disa miliona dollarë të tjerë ‘qyl’ në llogarinë e majme të Kim Kardashian!