INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes kur frekuentoni kafenetë publike. Mund të përgjoheni edhe në...

Kujdes kur frekuentoni kafenetë publike. Mund të përgjoheni edhe në...

Publikuar më: 11:40 22-11-2017

Një person identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar fshehu një kamerë në një tualet të një prej kafeneve të rrjetit Starbucks. Policia është duke kërkuar personin që vuri regjistruesin për të parë fshehurazi njerëzit e tjerë. Scotland Yard ka publikuar një imazh të personit që besohet se ka instaluar pajisjen në kafenen që ndodhet në Vauxhall, në jug të Londrës. I dyshuari është me flokë të errëta dhe mban syze. Kamera besohet se është vendosur në tualetin e barit një muaj para se të pikasej nga një klient.

starbucks.jpg

Policia gjeti pamjet e të një numri të madh njerëzish që përdorin tualetin, por ata besojnë se këto imazhe nuk janë parë nga askush tjetër përveç tyre. Ata publikuan foton e njeriut që dyshohet se ka instaluar kamerën dhe po kërkojnë ndihmë për ët rënë në gjurmë të tij. Imazhi tregon personin e dyshuar të veshur me një pallto të zezë, që mban një shall të kuqe dhe të gjelbër, që zgjatet për të vendosur kamerën mbi dhomëz. Një zëdhënës i policisë tha se “pajisja e vogël ishte e fshehur në tavanin e tualetit që përdorej nga konsumatorët e kafeneve. Policia beson se kamera është instaluar për një maksimum prej 3-4 javësh. Ajo beson se autori e instaloi kamerën me qëllim për të vëzhguar njerëzit. "Asnjë arrestim nuk është bërë deri tani. Hetimet po vazhdojnë”-tha zëdhënësi i policisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036358833312988