INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes kur përdorni celularin në makinë, ja supergjobat që do merrni

Kujdes kur përdorni celularin në makinë, ja supergjobat që do merrni

Publikuar më: 17:35 11-10-2016

Të gjithë drejtuesit e automjeteve, tashmë do të mendohen dy herë nësë do t’i përgjigjen telefonatave në makinë, ose do të dërgojnë ndonjë mesazh. Kjo për vetë faktin se gjobat për këtë shkelje do të ashpërsohen. Propozimi i Ministrisë së Brendshme, është që shoferët të cilët kapen duke përdorur telefonin në timon, do të gjobiten nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë, dhe si masë ekstreme deri në pezullim të lejes së drejtimit. Në Kod pritet të vendoset për herë të parë edhe gjoba këshilluese, e cila do të aplikohet për shoferët të cilët nuk kanë kryer me parë asnjë shkelje.

“Masa administrative do të jetë disa herë më e lartë dhe do shoqërohet me masë plotësuese për lejen e drejtimit për drejtuesin që konstatohet duke përdorur telefonin. Aktualisht shumica e drejtuesve përdorin telefon tip android, që kërkon përdorimin e të dyja duarve dhe për pasojë shpërqendrohen, shkaktojnë pasoja në qarkullim dhe bëhen burim aksidentesh”, shprehet Ardi Veliu, drejtor i Policisë Rrugore.

Ndryshimet në Kodin Rrugor do të marrin disa muaj kohë me procedurat parlamentare dhe ndryshimet priten të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0031881332397461