INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes kur qëndroni përkulur mbi smartfonin tuaj, deformoni edhe kafkën

Kujdes kur qëndroni përkulur mbi smartfonin tuaj, deformoni edhe kafkën

Publikuar më: 11:53 23-06-2019

Pothuajse të gjithë janë bërë të varur ndaj smartfonëve. Për më shumë të rinjtë të cilët e kalojnë kohën me kokën poshtë, të përkulur për të pare të rejat më të fundit nga rrjetet sociale.

Por përtej dëmtimeve të sjell në shikim duket se qëndrimi për një kohë të gjatë me kokën poshtë ndikon edhe në kafkën tonë.

Studiuesit e universitetit australian te Sunshine Coast, në Queensland e kane lidhur qëndrimin për një kohë të gjatë me kokën në këtë pozicion, me zhvillimin e disa zgjatimeve të vogla kockore në bazën e kafkës.

Ata shpjegojnë se fenomeni vihet re sidomos tek të rinjtë, ku dallohen këto si tip brirësh të vegjël, pasojë e varjes së zgjatur të kokës përpara për një përqendrimi më të madh tek ekrani i celularit. Pesha e koks rëndon tek muskujt e pjesës së pasme të qafës, një transferim ky që shkakton rritje tendinash e ligamentesh.

Në këtë mënyrë, lind kjo lloj “kalloje”, si përgjigje e presionit jo normal të ushtruar në zonë.

Raste të kësaj të ashtuquajture “anomali” janë pikasur që në vitet 1800, por ato kane qenë ekstremisht të rralla. Studiuesit sqarojnë se “ky zgjatim kockor”, është më i shpeshtë tek të rinjtë

 

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215