INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes kur të kaloni! Ja në cilin shtet homofobia konsiderohet krim

Kujdes kur të kaloni! Ja në cilin shtet homofobia konsiderohet krim

Publikuar më: 09:58 25-05-2019

Nëse jeni homofob duhet të keni kujdes nëse do të udhëtoni në Amerikën e Jugut, pasi mund të rrezikoni burgun.

Një vendim historik është marrë në Brazil, një vendim thuhet në mbrojtje të të drejtave civile.

Gjykata e Lartë Federale ka vendosur me shumicë votash që të përkufizojë homofobinë si një vepër penale. Së bashku me të edhe racizmi do të konsiderohen krime dhe qytetarët mund të rrezikojnë deri në 3 vite burg.

Tashmë pritet që gjithcka të përfundojë në 5 korrik kur Gjykata do të rimblidhet ndonëse qeveria nuk e mirëpret një vendim të tillë.

Një vendim i tillë konsiderohet një fitore në betejën për të drejtat civile sidomos për ata persona me një orientim seksual ndryshe. Shumë persona të komunitetit LGBT ndihen të paragjykuar, të pëndjekur si dhe viktima të dhunës dhe agresioneve.

Vetëm gjatë këtij viti janë vrarë 141 gra dhe burra të këtij komunitetit.

Article Logic
Execution time: 0.0043330192565918