INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes mbidoza e acidit folik gjatë shtatzënisë ndikon në lindjen e fëmijëve autikë

Kujdes mbidoza e acidit folik gjatë shtatzënisë ndikon në lindjen e fëmijëve autikë

Publikuar më: 12:11 21-02-2019

Të lindësh një fëmijë të shëndetshëm është dëshira e çdo nëne. Sipas një studimi nga ''School of Public Health'' femrat duhet të konsumojnë acid folik dhe folate para dhe gjatë shtatzënisë.

Këto rekomandohen veçanërisht të merret para periudhës së ngjizjes së një shtatzënie dhe gjatë saj, pasi mungesa e acid folik çon në probleme me shtyllën kurrizore dhe kafkën e foshnjës, njohur ndryshe si “defekt i tubit neural”, problem që shkakton vdekjen apo invaliditet të rëndë tek fëmija.

Acidi Folik është i nevojshëm që ta konsumoni edhe para shtatzënisë, në doza prej 400 mikrogramë në ditë. Nëse nuk e keni konsumuar para shtatzënisë, duhet të filloni që nga momenti kur e keni kuptuar që jeni shtatzënë. Acidi folik nuk duhet konsumuar gjatë gjithë shtatzënisë në dozë të njëjtë, por është i rëndësishëm që të konsumohet gjer në javën e 12 të shtatzënisë, sepse zvogëlon mundësinë e zhvillimit të anomalive.

Megjithatë ajo çfarë është shqetësuese është balancimi i këtyre shtesave sepse “mbidozat” e acidit folik rrisin mundësinë e shfaqjes së autizmit tek fëmijët.

Kërkuesit e School of Public Health analizuan të dhënat 1.391 nënave dhe fëmijëve dhe rezultoi se fëmijët e nënave me një nivel shumë të lartë të acidit ishin 4 herë më të rrezikuar ndaj formave të ndryshme të autizmit. Niveli i lartë i vitaminës B-12 tek nënat e reja është konsideruar gjithashtu e dëmshme, duke trefishuar rrezikun.

Article Logic
Execution time: 0.0039160251617432