INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes me paracetamolin. Në 10 vite janë rritur me 44% rastet e helmimit

Kujdes me paracetamolin. Në 10 vite janë rritur me 44% rastet e helmimit

Publikuar më: 11:23 02-09-2019

Paracetamoli është një nga ato medikamente të cilat përdoren më së shumti në Shqipëri. Ai është ilaci i parë që na vjen në mendje kur kemi edhe dhembjen më të vogël. Mirëpo, nëse ‘abuzohet’ me të krijon edhe më shumë shqetësime se ato fillestaret, të cilave supozohej t’i ‘jepnit fund’.

Një studim i fundit  i kryer në Australi dhe i publikuar në median britanike The Guardian ka arritur në përfundimin se në 10 vite helmimet nga paracetamoli janë rritur me 44%.

Sipas studimit, paracetamoli është ndër të parat ilaçet farmaceutike që ka çuar në numrin më të lartë të helmimeve.Studimi ka analizuar të dhënat e një spitali shtetëror në Australi ekzaminimin e helmimeve, dëmtimeve të mëlçisë dhe të vdekjeve.

Nga 2007-2008 deri në 2016-2018, rezulton se numri i helmimeve nga paracetamolët është rritur me 44%.

Në këtë 10 vjeçar, ka pasur më shumë se 95 mijë regjistrime për ‘trajtimet’ ndaj paracetamolit.

Dëmtimi i mëlçisë nga paracetamoli, gjatë kësaj periudhe është dyfishuar në shifra. Kjo për shkak se edhe përdorimi dhe konsumimi ishte dyfishuar. Nga ana tjetër, në këtë 10 vjeçar, në Australi,  u shënuan 200 raste vdekjeje nga Paracetamoli.Në rastin e Australisë, një element që ndikon shumë është se në supermarkete mund të blesh tableta paracetamolësh, edhe pa recetë mjekësore.

Megjithatë, doza që një i rritur mund të konsumojë në ditë është jo më shumë se 4 gram . Paracetamoli në vetvete nuk është toksik, por në sasi të mëdha mposht aftësinë e trupit për ta përpunuar atë në mënyrë të sigurt.

Pacientët që marrin mbidozë me paracetamol mund të dëmtojnë aq shumë mëlcinë sa është e pamundur të shërohet edhe nga trajtimet.Sa më e lartë doza, aq më i lartë risku.

Sipas studimit, përdorimi i këtij medikamenti dhe doza që konsumohen duan vëmendje të veçantë, pasi pasojat dhe efektet anësore, mund të jenë më të mëdha nga çfarë mendojmë.

Article Logic
Execution time: 0.0035779476165771