INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes me shkrimet në portale! Bes Kallaku të “shfryn”! [FOTO]

Kujdes me shkrimet në portale! Bes Kallaku të “shfryn”! [FOTO]

Publikuar më: 14:11 12-09-2016

Një fotografi e para 3 viteve, e ripostuar nga aktori i mirënjohur Bes Kallaku në facebook, bëri “lajm” në të gjitha portalet online. Në fotografi shihet qartë aktori Kallaku sëbashku me të ndjerin, gjyshin e tij. Kjo fotografi në kujtim të pasionit të përbashkët, gjuetisë, jo vetëm bëri lajm por portalet shkuan më tej. Aktori sëbashku me gjyshin ka shkelur ligjin, më saktë moratoriumin e gjuetisë. Por në portalet që shkuan në këtë përfundin nuk kishin arritur të lexonin vetëm 3 fjalë që shoqëronin fotografinë e aktorit Bes Kallaku. “3 VITE MË PARË”.  
Por meqë sërisht portalet nuk mundën që të pasqyrojnë si duhet, aktori i mirënjohur ka “shfryrë” gjithë “lajmet” e pasqyruar, madje nuk ka kursyer as një fjalor të rëndë ndaj tyre.
Postimi i plotë i Bes Kallakut në fb:
“Për të gjith portalet e *arit që na pasurojnë me lajme plot.
Postova një foto të para disa viteve me gjyshin tim, kur kishim dalë për gjueti, shoqëruar me komentin "Para 3 vitesh". E bëra për ta kujtuar pasi kishte ndërruar jetë, kishte vdekur, shkurt. E kujtova me atë foto pasi atë pasion e kishim të përbashkët. Por lum si ne Shqiptarët për portalet që na pasurojnë me lajme fallco e me idiotësira për me fitu ndonjë “like”. Pak rëndësi ka, merr një foto nga Bes Kallaku, bëj një titull abuzues, mos bëj asnjë verifikim, dhe nuk ka rëndësi sa shqetësim i sjellim të tjerëve, rëndësi ka sa like i sjellim portalit. Hajt se po bëja veshin shurdh e "SYRIN" qorr, e nuk po e thyeja majen e "LAPSIT" me këta, se do e bëjnë të gjithë copy paste pastaj. Por na futen në burg mor vlla, ditën kur po e përkujtoja të shkretin gjysh. Dhe pastaj janë ata skuthat e fb që tgjith mllefin e papunësisë së tyre, paaftësisë së tyre, idiotësisë së tyre e nxjerrin në foton e një artisti me gjyshin e tij të ndjerë, që nuk jeton më. Me një njeri të vdekur që po shkel ligjin e ndalimit të gjuetisë. Meqë ligji për ndalimin e gjuetisë ka dalë, po pregatitet edhe ligji që ndalon abuzimin me kafshët, a do dali naj ligj që ndalon abuzimin e këtyre kafshëve me Ne???
P.S: Meqë ra llafi, pse nuk e fusni në burg edhe Dashnor Dikon për foton me kallash në 1997-n”.

Article Logic
Execution time: 0.0041029453277588