INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes me teknologjinë, miopia në nivele epidemike

Kujdes me teknologjinë, miopia në nivele epidemike

Publikuar më: 11:24 19-02-2019

Teknologjia pa dyshim ka anët e saj pozitive. Por kur mendojmë për anën tjetër të medaljes në pikëpyetje vendoset shëndeti.

Dhe një nga disavantazhet më të mëdha është rreziku që vjen nga ekranet, pasi duke qëndruar për një kohë të gjatë para aparateve teknologjike më të riskuar janë sytë.Gjithnjë e më shumë janë të rinjtë ata që po përballen me probleme shëndetësore, dhe pjesa më e madhe po mbajnë syze për të korrektuar shikimin e tyre. Duke parë këtë trend ekspertët okulistë kanë arritur në përfundimin se përdorimi i pajisjeve si kompjuter, tablet, apo smartfonë po con drejt një problemi epidemik dhe rritje të shfaqjes së miopisë sidomos tek të rinjtë.

Ekspertët amerikanë nënvizojnë se 40% e personave në Amerikën e Veriut janë të prekur nga miopia.

Dhe numri është rritur frikshëm mes viteve 1972-2004 dhe vijon të rritet duke arritur në nivelet e një epidemie. Në Europë miopia arrin në shifrat 42.2% sidomos tek të rinjtë e moshës 25-29 vjec.Shifra të tilla sipas specialistëve flasin për një problem të vërtetë të shëndetit publik.

Është pikërisht përhapja e pajisjeve teknologjike një nga faktorët kryesore për përhapjen e miopisë.Në ditët e sotme sqarojnë mjekët të rinjtë pjesën më të madhe të kohës e kalojnë me aparate teknologjike. Për më shumë ajo që duhet bërë është që edhe fëmijët të qëndrojnë sa më larg ekraneve . Të vegjëlit nga 2 deri në 5 vjec mund të qëndrojnë para ekraneve maksimumi për 1 orë në ditë.

Edhe në shkolla duhet të reduktohet përdorimi i pajisjeve teknologjike.Ajo që duhet kuptuar paralajmërojnë okulistët është fakti se iyopia nuk është thjesht një defekt i zakonshëm i shikimit. Por është një element i rëndësishmë dhe risk për sëmundje të tjera të syrit.

Dhe miopia mund të parandalohet duke balancuar përdorimin e pajisjeve elektronike.

Article Logic
Execution time: 0.002284049987793