INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kujdes me ushqimet e skaduara, shkurtojnë jetën [Video]

Publikuar më: 17:11 24-02-2017

Konsumimi i ushqimeve të skaduara ju shkurton jetën. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga studiuesit e Universitetit të Harvardit të cilët këmbëngulin se kanë prova konkrete që ushqimi i vjetër përshpejton plakjen në nivel qelizor. Edhe pse kjo tingëllon dramatike, hulumtuesit thonë se freskia jonë zbehet, pasi qelizat nisin të dëmtohen pas konsumit të ushqimit. Kjo për shkak të ndërveprimit të proteinave të ADN-së, mungesës së frymëmarrjes, ose ngadalësimit të funksionit të enzimave. Përfundimisht trupi bëhet shumë i dobët dhe ne vdesim. Studimi i shkencëtarëve të Havardit u fokusua fillimisht te mishi i drerit. Ata krahasuan mishin e kultivuar te një dreri tre-vjeçar kundrejt një tjetri 25-vjeçar. Gjatë jetës së tij, dreri që ka jetuar më gjatë ka grumbulluar aq shumë dëme sa mishi i tij ka shumë më pak kalori, se mishi i drerit të ri . Ekspertët sugjerojnë se kjo mund të përkthehet edhe për ushqimin që është lënë për një kohë të gjatë pasi lejon që vlerat ushqyesve të përkeqësohen. Studiuesit eksperimentuan duke ushqyer minj dhe mizat e frutave me ushqime të freskta dhe të vjetra. Ata panë se si ata reaguan ndaj ushqimeve dhe vunë re se ata që u ushqyen me përbërës më të freskët patën jetëgjatësi 13 për qind më të lartë se ata që konsumuan produkte të ndenjura. Eksperimenti nuk është zhvilluar tek njeriu por studiuesit japin alarmin për rrezikun që u kanoset njerëzve duke u nisur nga këto rezultate.

Article Logic
Execution time: 0.003450870513916